Drejtori i Leverkusenit i mërzit tifozët e Milanit me deklaratën për Xhakën - Gazeta Express
string(75) "drejtori-i-leverkusenit-i-merzit-tifozet-e-milanit-me-deklaraten-per-xhaken"

Futboll

Gazeta Express

01/07/2025 13:50

Drejtori i Leverkusenit i mërzit tifozët e Milanit me deklaratën për Xhakën

Futboll

Gazeta Express

01/07/2025 13:50

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes ka folur për të ardhmen e Granit Xhakës.

Ylli i “Farmaceutikëve” është bërë objektiv i Milanit, por që palët nuk kanë arritur marrëveshje.

E së fundmi, zyrtari i lartë i klubit gjerman foli rreth interesimit të “Rossoneri” për kapitenin e ekipit.

“Ne mbetemi të përqendruar tek faktet. Ndonjëherë kjo ndihmon në botën e sotme. Janë bërë shumë spekulime për një kalim të supozuar të tij tek Milani, por nuk ka pasur asnjë bisedim. Pas ndeshjes së fundit të sezonit në Mainz i thashë Granitit që mbetet një lojtar i rëndësishëm për ne. Kjo qasje e jona nuk ka ndryshuar”, u shpreh Rolfes për “Kolner Stadt-Anzeiger”, përcjell “Gazeta Express”.

Xhaka personalisht e ka shprehur dëshirën e tij për t’iu bashkuar shtatë herë kampionit evropian, por që oferta e këtij të fundit ishte e pamjaftueshme për Leverkusenin.

Pas largimit të yjeve të ekipit dhe të trajnerit Xabi Alonso, edhe Xhaka e dëshiron largimin, por trajneri i ri, Erik ten Hag dëshiron ta ndërtojë ekipin përreth përfaqësuesit zviceran.

Sidoqoftë, vera është e gjatë dhe deri në fund të saj mund të ndodh gjithçka.

Ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit mbetet njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë, thënë kjo edhe në bazë të statistikave të viteve të fundit. /Gazeta Express