Presidenti i organizatës së “Miss Universe”t për Azinë dhe Oqeaninë, Nawat Itsaragrisil shkaktoi një skandal në eveniment pasi e quajti në një deklaratë duke e quajtur si budallaqe Miss Meksikën.
Përpara kamerave, ai e ftoi atë të “çohej dhe të fliste hapur”, dhe kur ajo u përpoq të përgjigjej se nuk donte të thirrej para të gjithëve, Itsaragrisil e quajti “budallaqe”.
Tani rejtori i konkursit prestigjioz, Nawat Itsaragrisil, ka kërkuar falje.
“Dua t’u kërkoj falje të gjithëve. Nëse dikush është ndjerë në siklet ose është lënduar, më vjen keq. Nuk e kisha idenë se sa i madh do të bëhej ky problem”, pranoi ai në një konferencë për shtyp, duke përfunduar me lot.