Drejtori i kompanisë turke që po i shet armë Kosovës, e shikon ndeshjen bashkë me Maqedoncin - Gazeta Express
string(91) "drejtori-i-kompanise-turke-qe-po-i-shet-arme-kosoves-e-shikon-ndeshjen-bashke-me-maqedoncin"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 21:54

Drejtori i kompanisë turke që po i shet armë Kosovës, e shikon ndeshjen bashkë me Maqedoncin

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 21:54

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se është takuar me Haluk Bayraktar, CEO i kompanisë “Bykar”.

Maqedonci tha se u takua me të për të parë një tjetër fushë, krahas futbollit ku sonte Kosova dhe Turqia luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, finalen e play-off për kualifikim në Kampionatin Botëror.

AI tha se kjo ndeshje nuk është vetëm sfidë për pikë, por edhe një festë e miqësisë. CEO i kësaj kompanie shkoi për ta parë ndeshjen bashkë me Maqedoncin.

“Sonte me mikun tim Haluk Bayraktar, CEO të kompanisë Bykar që është simbol i inovacionit modern, u takuam për të parë nga afër zhvillimet në një tjetër fushë, atë të futbollit, ku lojtarët e Kosovës dhe Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” 🇽🇰 do të marrin rolin e protagonistëve. Ashtu si dronët që synojnë me saktësi, edhe sulmuesit e të dyja ekipeve do të kërkojnë të godasin portën me vendosmëri, duke e kthyer ndeshjen në një duel të fortë, por të ndershëm”.

“Kjo ndeshje nuk është vetëm një sfidë për pikë, por edhe një festë e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë mes dy popujve. Në fund, le të fitojë përfaqësuesja më e mirë dhe mbi të gjitha, le të triumfojë sporti”, ka shkruar Maqedonci. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement