Drejtori i Kombëtares zvicerane s’e sheh si shqetësim largimin e Albian Hajdarit - Gazeta Express
string(79) "drejtori-i-kombetares-zvicerane-se-sheh-si-shqetesim-largimin-e-albian-hajdarit"

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 14:56

Drejtori i Kombëtares zvicerane s’e sheh si shqetësim largimin e Albian Hajdarit

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 14:56

Zviceranët e morën një tjetër goditje sot kur Albian Hajdari ua kumtoi lajmin se ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën dhe duke hequr dorë kështu përfundimisht nga mundësia për të luajtur për “Helvetikët”.

Mediat zvicerane e kanë konsideruar këtë si një humbje të madhe të një lojtari në të cilin llogariste Kombëtarja e tyre, madje trajneri Murat Yakin e kishte ftuar disa herë atë në ekipin A, krahas paraqitjeve që i kishte në ekipet zinxhirë të Zvicrës, shkruan “Gazeta Express”.

Por, drejtori i Kombëtares së këtij vendi, Pierluigi Tami nuk e kishte parë si shumë shqetësues vendimin e futbollistit të Hoffenheimit për një largim eventual nga Zvicra, qysh në muajin shtator, kur ai nuk e pranoi ftesën duke thënë se dëshiron të fokusohet tek ekipi i tij i ri.

“Nuk jam i shqetësuar. Murat Yakin ka bërë shumë dhe ne do ta planifikojmë të ardhmen tonë bashkë me trajnerin menjëherë pas kësaj lëvizjeje”, kishte thënë Tami duke iu referuar një largimi të mundshëm të Hajdarit.

Dhe sot, 22-vjeçari e ndoqi rrugën e Leon Avdullahut për ta përqafuar ekipin Dardan, me të cilin mund të debutojë në ndeshjet e tetorit, kur Kosova do të luajë me Slloveninë dhe me Suedinë në kualifikimet e Botërorit 2026.

Hajdari në fakt mund ta zëvendësojë në tetor Amir Rrahmanin, i cili pësoi lëndim së fundmi me Napolin dhe që pritet të mungojë në sfidat e tetorit. /Gazeta Express