Drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti mban veturën për të cilën po dyshohet për dallavere në FFK - Gazeta Express
string(96) "drejtori-i-kombetares-muharrem-sahiti-mban-veturen-per-te-cilen-po-dyshohet-per-dallavere-ne-ffk"

Drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti mban veturën për të cilën po dyshohet për dallavere në FFK

Sport

Gazeta Express

04/04/2023 16:28

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se Njësiti Për Krime Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit kanë intervistuar edhe zyrtarë të tjerë të Federatës së futbollit të Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, sot janë intervistuar katër persona të tjerë, të cilët dyshohen për zhvatje dhe keqpërdorim të pasurisë së FFK-së, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Si rezultat i hetimeve, Njësiti Rajonal i Prishtinës ka sekuestruar një veturë, që dyshohet se është përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme

“Personat e dyshuar, dyshohet se kanë keqpërdor autorizimet e tyre me qellim që personit të huaj ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture. Andaj si rezultat i hetimeve të realizuara nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, dyshohet se vetura e lartcekur në mënyrë të kundërligjshme është përvetësuar dhe regjistruar në emër të personit privat në FKK, andaj e njëjta është sekuestruar”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Siç ka raportuar “Koha”, drejtori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti, është zyrtari që mban veturën, për blerjen e së cilës Policia e Kosovës ka hedhur dyshim. Gjithashtu thuhet se ka dyshime edhe për përvetësim të disa veturave tjera.

Kujtojmë se ditë më parë kryetari i FFK-së, Agim Ademi është dërguar në arrest shtëpiak për një muaj, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare./ Gazeta Express/