Drejtori i Juventusit takohet me agjentin e Koulibalyt - Gazeta Express
string(54) "drejtori-i-juventusit-takohet-me-agjentin-e-koulibalyt"

Sport

Gazeta Express

06/07/2022 20:00

Drejtori i Juventusit takohet me agjentin e Koulibalyt

Sport

Gazeta Express

06/07/2022 20:00

Juventusi ka nisur misionin për transferimin e Kalidou Koulibalyt.

“Sky Sport Italia” ka raportuar se drejtori i klubit italian, Federico Cherubini, është takuar me agjentin e senegalezit – transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Juventusi synon ta shfrytëzoj rastin e Koulibalyt te Napoli, pasi ai do të mbetet lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm.

31-vjeçari është në listën e emrave të shumtë të “Zonjës së Vjetër”, pasi klubi po synon të zëvendësojë Matthijs de Ligtin, i cili pritet të largohet këtë verë.

Megjithatë, Juventusi nuk ka nisur ende bisedimet me Napolin.

Bazuar në “Transfermarkt”, Koulibaly në tregun e transferimeve vlerësohet me 35 milionë euro. /Gazeta Express/