Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë: Në vitin 2023 nga niveli qendror jemi penalizur për rreth 28.5 milion euro - Gazeta Express
string(119) "drejtori-i-investimeve-kapitale-ne-prishtine-ne-vitin-2023-nga-niveli-qendror-jemi-penalizur-per-rreth-28-5-milion-euro"

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë: Në vitin 2023 nga niveli qendror jemi penalizur për rreth 28.5 milion euro

Lajme

Gazeta Express

15/09/2024 8:08

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka shprehur shqetësimin për pengesat që u janë shkaktuar nga Ministria e Financave, në projekte e komunës, duke theksuar se vetëm në vitin 2023 si komunë janë penalizuar për 28.5 milionë euro.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Xhaferi, ka thënë se për këtë vit, mbështetja financiare është vetëm 300 mijë euro nga qeveria në tri projekte. 

Lexo Edhe:

Ai ka kërkuar që “Prishtina të mos shihet në prizma politik”, duke theksuar se Kryeqyteti nuk e meriton këtë logjik.

“Kemi lidhur edhe kontratat e intervenimeve emergjente për tri vite, janë mbi 7 milionë investime, ndërsa projekti i fundit i iniciuar bashkë me kryetarin është tek Santea një trajtim i komplet zonës. Më herët e kemi bërë edhe do të fillojë. Vetëm në vitin 2023 ne jemi penalizuar diku deri në muajin gusht për 28.5 milionë euro pra ka qenë një situatë kaotike me Ministrinë e Financave, kujtojë që kemi pasur ballafaqimin kryesor gjatë kësaj qeverisë dhe nuk e kuptoj logjikën e kanë ndjekur ata në relacion me Prishtinën. Sepse Prishtina nuk e meriton këtë logjik në çfarëdo situate, unë vet kam qenë pjesë e nivelit qendror dhe me Prishtinën kemi pasur relacione jashtëzakonisht të mira në kuptim të zhvillimit të qytetit sepse Prishtinën nuk guxon me pa në prizma politik”.

“Prej projekteve të cilat deri tani jemi mbështetur, jemi mbështetur me 300 mijë euro për sivjet, në tri projektin e unazës, e rrugës Kolovicë dhe Sofali edhe në projektin e Bajram Bahtiri të cilin e kemi për vazhdim të këtij projekti edhe dy kilometra të tjerë. Krejt mbështetja financiare për vitin që po flasim tani është 300 mijë euro. Kemi një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për depërtimin e Veterrikut që jemi duke finalizuar projektin për me realizuar bashkë me të”, theksoi Xhaferri.

Xhaferi ka thënë se unaza e qytetit të Prishtinës, është duke hasur në vështirësi për shkak të mungesës së përkrahjes nga niveli qendror, kjo pasi sipas tij, nuk po aprovohet nga niveli qendror për zhvillimin e projektit.

Këto pengesa, sipas Xhaferit, janë bërë një nga sfidat më të mëdha për realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe po ndikojnë në përparimin e tyre në Prishtinë. Ai ka shprehur nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë me autoritetet qendrore për të siguruar që projektet e rëndësishme të avancojnë pa vonesa të panevojshme.

“Në pjesën e shtyrjes së projekteve, tek pjesë Agim Ramadani e kemi një kundërshtim me Ministrinë e Kulturës, sepse është pjesë e zonës historike dhe prape edhe aty kemi tendenca për bllokim të projekteve në kuptim të tenderimit  të këtyre projekteve nuk ka pasur pengesa të niveli qendror. Por pengesat janë në zhvillim të projekteve, në fazën e tenderimit nuk janë pjesë e komunës por janë në zhvillimet e projektit. Ne kemi unazën e qytetit e cila pret përkrahjes prej nivelit qendror, pret garancionin dhe nuk aprovohet nga niveli qendror për zhvillimin e projektit. Në fillim unaza e qytetit ka kushtuar 250 milionë, kurse në fillimet e veta ka kushtuar 120 milionë, çdo ditë rritet vlera e kostos, tokës, dhe normalisht që kemi rritje edhe të çmimeve dhe kemi ardhur në këtë kosto”, ka thënë ai.

Xhaferi ka njoftuar se kanë shkëputur përmbi 18 kontrata të operatorëve të pa përgjegjshëm. 

“Një pjesë e projekteve janë në 90 për qind të përmbushje disa në 70 për qind, shumica do të përmbyllen por projekte janë të mëdha. I kemi shkëputur përmbi 18 kontrata të operatorëve jo të përgjegjshëm, prapë kemi operator jo të përgjegjshëm sepse në terren ballafaqohen, kjo praktikë nuk ka qenë më herët për 10 vite nuk është shkëputur asnjë kontratë”, ka thënë ai. /EO/