Zhvendosja e bllokadës nga zgjedhja e kryeparlamentarit tek zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit ka shtuar zërat për zvarritje të qëllimshme të procesit si kohë për të siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje.
Drejtori i Institutit për Lidership Civil, Argjend Zejnaj thotë se në mungesë të numrave, kryetari i LVV-së Albin Kurti, nuk është i interesuar për formim të institucioneve por për zgjedhje të reja.
“Vazhdimi i lojës tek në kryetarët dhe mënyra si u propozuan ata nga komunitetet lë me nënkuptu qe partia LVV-së Kurti do të vazhdoj edhe për një kohe ketë sagën e hedhjes se fajit nga njëra palë tek tjetra duke mos pas as marrëveshje as numrat si grupi me i madh parlamentar dhe do ta kemi edhe për një kohë këtë ngërç institucional”, tha Zenelaj për rtv21
Një ditë më parë Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetarin e ri vetëm pasi disa nga deputetët e dy partive ish-opozitare, PDK-së dhe të AAK-së vendosën t’ia japin votat një kandidatit të LVV-së jashtë kabinetit qeveritar, deputetit Dimal Basha, teksa situata u bllokua tek zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.
Në Lëvizjen Vetëvendosje ndërkaq nuk bënë të ditur nëse i kanë votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re e as nuk iu përgjigjën deklarimeve për zvarritje të qëllimshme të konstitutimit të kuvendit për shkak të mungesës së numrave për qeverinë.
Rruga për formimin e qeverisë hapet pas konsiutimit të kuvendit kur presidentja do ta mandatoj kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër i cili brenda 15 ditëve duhet t’i sigurojë numrat për formimin e qeverisë se re. Nëse i njëjti dështon mandati i kalon partisë së dytë të zgjedhjeve, PDK-së.