Drejtori i INDEP-it: Brengosëse pozitat me U.D, kjo i bie tendencë e kapjes së institucionit - Gazeta Express
string(90) "drejtori-i-indep-it-brengosese-pozitat-me-u-d-kjo-i-bie-tendence-e-kapjes-se-institucionit"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 7:38

Drejtori i INDEP-it: Brengosëse pozitat me U.D, kjo i bie tendencë e kapjes së institucionit

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 7:38

Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), tha se është brengosëse ushtrimi i pozitave me ushtrues të detyrës, pasi sipas tij, kjo i bie tendencë e kapjes së institucionit.

“Ajo që është shumë brengosëse përveç Parlamentit, është se edhe pozitat e nalta brenda ministrive sot janë me ushtrues detyre. E përmenda më herët se vendimi i Gjykatës Supreme e ka ndërru lojën pak, se nëse dy vjet nuk ke mujt me zgjedh, domethanë është paaftësi e drejtëpërdrejtë e kësaj qeverisje që nuk ka mujt me zgjedh një sekretar në një ministri”, tha Ejupi.

Ejupi tha se është tendencë për kapje të institucionit.

“Unë po e kuptoj se kur është ushtrues detyre mundesh me një vendim me emëru, me një vendim me shkarku, pra kjo i bjen tendecë me kap institucionin dhe me kontrollu, por ja që tash jena në një situatë ku Gjykata Supreme për dy agjenci të pavarura nuk i ka pranuar vendimet e ushtruesit të detyrës për shkak se kanë qenë më shumë se dy vite ushtrues detyre”, shtoi Ejupi.

Sipas tij, nuk është hera e parë që agjencionet e pavarura mbeten në mëshirën e vendimeve politike apo politikave ditore. Tha se Radio Televizioni i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave aktualisht janë pa bord.

Ejupi tha se ideja e zgjedhejs së të gjithë anëtarëve të bordit bllok, ka qenë të kontrollohet një institucion. Tha se duhet të bëhet një ligj i veçantë që të mos bëhet zgjedhja bllok.

“Edhe ligjet kur janë bërë në Kosovë, nuk janë bërë bllokuese, janë bërë funksionale”, tha Ejupi. /BetimipërDrejtësi