string(97) "drejtori-i-financave-shan-me-teze-dhe-i-mallkon-me-tabut-gazetaret-qe-e-zbuluan-skandalins-ne-ptk"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2022 23:58

Drejtori i Financave shan me teze dhe i mallkon me ‘tabut’ gazetarët që e zbuluan skandalin në PTK

Lajme

Gazeta Express

05/05/2022 23:58

Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi ka ofenduar gazetarët që kanë bërë një hulumtim për ushtrime të jashtëligjshme të funksioneve në Postën e Kosovës, përfshirë edhe vetë Kelmendin.

Ai ka komentuar në hapësirën e komenteve të artikullit në Facebook, duke mallkuar e ofenduar gazetarët e Insajderit.

“Oo juve ju rehatofte hoxha n’tabut! Po cfare lesh rehatie m’ka ba more juve jua rehatofsha tezet”, ka shkruar Kelmendi, koment të cilin më pas e ka fshirë.

Gazeta ka raportuar se si në mënyrë të jashtëligjshme janë duke e ushtruar funksionin si Ushtrues Detyre disa nga drejtorët e Telekomit të Kosovës, duke përfshirë edhe Feim Kelmendin.

Ky i fundit vazhdon ta ushtrojë mandatin si U.D zyrtar i Financave dhe Thesarit në Telekom pa mandat ligjor.

aaaaa