Drejtori i Emergjencës në QKUK jep detaje për gjendjen e personit të plagosur që u soll nga Gjilani - Gazeta Express
string(99) "drejtori-i-emergjences-ne-qkuk-jep-detaje-per-gjendjen-e-personit-te-plagosur-qe-u-soll-nga-gjilani"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 20:52

Drejtori i Emergjencës në QKUK jep detaje për gjendjen e personit të plagosur që u soll nga Gjilani

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 20:52

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se personi i plagosur në Gjilan më 10.08.2025 është në gjendje të rëndë, por stabile për momentin.

Ai për Kallxo.com bëri të ditur se i plagosuri me armë zjarri po vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

“Gjendja e tij është e rëndë, por stabile për momentin. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Derisa vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale”- ka bërë të ditur Syla.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Gjilanit në një konferencë për media kanë dhënë detaje për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan, duke konfirmuar se i dyshuari kryesor, Mefail Shkodra, është person me të kaluar penale.

Policia ka arrestuar një person në vendin e ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë. 

Derisa, një person tjetër i lënduar me mjete tjera, po trajtohet në spitalin e Gjilanit.