Drejtori i Bundesligës: Rinisja e sezonit ishte e rëndësishme për mbijetesën e klubeve - Gazeta Express
string(85) "drejtori-i-bundesliges-rinisja-e-sezonit-ishte-e-rendesishme-per-mbijetesen-e-klubeve"

Gazeta Express

22/05/2020 10:13

Drejtori i Bundesligës: Rinisja e sezonit ishte e rëndësishme për mbijetesën e klubeve

Gazeta Express

22/05/2020 10:13

Drejtori ekzekutiv i Bundesligës, Christian Seifert, ka thënë se rinisja e sezonit 2019/20 u vendos në mënyrë që të ndihmohen klubet me histori shekullore në tentimin e tyre për t’i mbijetuar krizës së sjellë nga virusi Covid-19.

Liga elitare e futbollit në Gjermani u bë liga e parë e madhe evropiane që u kthye në fushën e blertë, javën e kaluar, pas suspendimit të detyruar kudo në kontinentin evropian nga koronavirusi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përderisa Ligue 1 e anuloi sezonin, Serie A, la Liga dhe Premierliga janë ende duke tentuar ta gjejnë një mënyrë për ta rinisur sezonin aktual. Shkaku se këto liga të tjera të mëdha s’kanë rinisur ende, aktualisht e gjithë vëmendja është te dy ligat e para të Gjermanisë.

Tifozët e Augsburgut e kritikuan ligën për kthimin e ndeshjeve përderisa bota po përballen ende me pandeminë, mirëpo Seifert sqaroi se anulimi i kampionatit do të kishte pasur pasoja të rrezikshme për mbijetesën e klubeve.

“Unë mbaj përgjegjësi për 36 klube të mëdha dhe të vogla, të cilave u ishte ndërprerë kampionati dhe kishin nevojë për rinisje. Është e rrezikshme të mos fitosh para për dy muaj. Shumë prej këtyre klubeve janë 100-vjeçare, kështu që mua m’u desh ta garantoja mbijetesën e tyre”, ka thënë Seifert.

“Ne nuk e kemi rrezikuar shëndetin e publikut të përgjithshëm dhe nuk i kemi vjedhur askujt teste. Nëse mund ta rinisim ligën me burimet tona dhe pa kërkuar para nga shteti, pse të mos e bëjmë këtë?”

“Për më tepër, Gjermania e do futbollin. 80 milionë njerëz e kishin virusin në mendje, kështu që ne u ndihmuan ta harrojnë paksa. Ne thjesht duam të trajtohemi si çdo industri tjetër”. /Gazeta Express/