Drejtori i Barcelonës, Alemany: Ne ramë dakord me Azpilicuetan për një kontratë, por Chelsea nuk e shiti - Gazeta Express
string(101) "drejtori-i-barcelones-alemany-ne-rame-dakord-me-azpilicuetan-per-nje-kontrate-por-chelsea-nuk-e-shiti"

Drejtori i Barcelonës, Alemany: Ne ramë dakord me Azpilicuetan për një kontratë, por Chelsea nuk e shiti

Sport

Gazeta Express

05/08/2022 15:57

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, ka konfirmuar se klubi kishte marrëveshje me Cesar Azpilicuetan, por jo edhe me Chelsean.

Klubi katalunas e kërkoi edhe transferimin e mbrojtësit spanjoll këtë verë, por kjo lëvizje nuk pritet që të realizohet, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Alemany konfirmoi se Barcelona kishte marrëveshje me lojtarin, por që Chelsea refuzoi ta shiste.

“Ne kishim një marrëveshje me Aspilicuetën për një kontratë, por Chelsea refuzoi ta shesë atë”, tha ai.

“Barcelona ka mundësi të tjera për të forcuar këtë pozicion”, shtoi Alemany, por nuk përmendi emra.

Kujtojmë se ditën e djeshme u bë e ditur se Azpilicueta ka vazhduar kontratën me “Blutë”.

Kontrata e 32-vjeçari tani është e vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/