Drejtoresha e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, Frida Pashako është thirrur në SPAK këtë të hënë.
Zyrtarja e lartë e bashkisë është thirrur për një çështje, e cila është në hetim nga kjo strukturë.
Pas marrjes në pyetje, ajo nuk pranoi të komentojë arsyen e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk kanë qenë të paktë zyrtarët e lartë që janë paraqitur së fundmi në SPAK. /Gazeta Express