Drejtoresha e ISHP-së: Kemi gati 90 mijë teste për covid19 - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

15/07/2020 20:39

Drejtoresha e ISHP-së: Kemi gati 90 mijë teste për covid19

Shqiperi

Gazeta Express

15/07/2020 20:39

Situata e Covid-19 vijon të jetë e rënduar në vendin tonë ku në 24 orët e fundit u shënuan 4 viktima dhe u regjistruan 85 raste të reja.

Në një lidhje përmes Skype për ”Ora News”, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fiço, në terren ndodhen grupet e epidemiologëve të cilët të ndihmuar nga mjhekët e famlijes po kryejnë hetimin epidemiologjik të rasteve.

Albana Fico: ”Kjo nuk është eksperienca e parë e një pandemie në Shqipëri. Unë mendoj se kemi arsye të themi që në terren kemi grupe të epidemiologëve, ndihmës epidemiologëve dhe shëndetit publik, gjithmonë të mbështetur nga mjekët e familjes për të kryer hetimin epidemiologjik. ISHP ka që në krye të epidemisë që vazhdon 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës, të testojë të gjitha mostrat e sjella në laboratorin e virologjisë.”

Fiço tha se për të gjitha rastet që duhen testuar, janë të gjitha mjetet e duhura si kitet në ISHP apo dhe epidemiologët në terren.

Albana Fico: ”Deri më tani, kemi rreth 90 mijë teste, kanë ardhur pajisje të reja. Ajo çka besoj që mbetet për të bërë, është që të punojmë dhe informacinin ta transmetojmë në mënyrën më të shpejtë. Për të gjitha ato rastet të cilat duhen testuar, padiskutim i kemi të gjitha mjetet, kitet në Instituin e Shëndetit Publik dhe epidemiologët në terren.”