Drejtoresha e “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Hajdini- Beqiri, ka thënë se personave me aftësi të kufizuara nuk po u lejohet votimi.
Ajo thotë se Gencit i është mohuar e drejta për votë, anipse ai ka votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ato më 12 tetor.
Sipas saj udhëzuesi për votimin me asistencë i hartuar në nëntor ia ndalon Gencit të votojë.
“Sot, GENCIT ju mohua e drejta e votimit, megjithëse GENCI ka votuar në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2024 dhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të tjera në fuqi, Genci ka të drejtën dhe mundësinë për të votuar, sepse ai ka zotësi veprimi. Sot, ne ora 11:40 në qendrën e votimit në Ulpianë, në shkollën “Hasan Prishtina,” ku Genci ka votuar në tetor, udhëzuesi zyrtar për votuesit me asistencë, i hartuar në nëntor 2025, ia ndaloi atij këtë të drejtë. “Profesionist” të KQZ A jeni tëvetëdijshëm që asnjë dokument zyrtar nuk mund të hartohet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet që janë në fuqi… Genci, më fal që u zhgënjeve sot. Kjo është Kosova jonë, ku dikush mund të bëjë një dokument dhe, brenda një dite, të mohojë një të drejtë të tillë.”