Drejtonte rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës, arrestohet në Portugali kunati i Ervis Martinajt - Gazeta Express
string(101) "drejtonte-rrjetin-nderkombetar-te-trafikut-te-droges-arrestohet-ne-portugali-kunati-i-ervis-martinajt"

Shqiperi

Gazeta Express

20/07/2024 13:52

Drejtonte rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës, arrestohet në Portugali kunati i Ervis Martinajt

Shqiperi

Gazeta Express

20/07/2024 13:52

52-vjeçari Arben Kaçorri është arrestuar në Lisbonë për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas mediave portugeze, ai është një nga figurat kryesore të mafies ballkanike, teksa është edhe kunati i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022.

Shqiptari, i dënuar për vrasje në Itali, jetonte prej 11 vitesh në një ndërtesë luksoze në Lisbonë. Bashkë me 52-vjeçarin shqiptar u arrestua edhe fqinji i tij portugez, i cili kishte gjithashtu edhe pasaportë holandeze, Ícaro Leddy Gouveia, 48-vjeç, i lidhur me mafian marokene, por që vepron kryesisht në Holandë.