Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, përplasi një të moshuar.
Si pasojë e aksidentit, 71-vjeçari ndërroi jetë në spital. Mësohet se i moshuari po lëvizte me biçikete.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71 vjeç, banues në Përmet, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 71-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton policia.