Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës mori vendim sot që KF Liria të gjobitej me 2 mijë euro dhe dy ndeshje t’i zhvillojë pa praninë e tifozëve.
Kjo pasi që pas përfundimit të ndeshjes mes Lirisë dhe Vëllaznimit, pati një incident, ku tifozët vendas sulmuan gjakovarët.
E ky vendim sipas avokatit Gent Gjini i cili është në mbrojtjë të njërit prej tifozëve të arrestuar, është drejtësi selektive.
Reagimi i plotë i avokatit Gjini për Gazetën Express:
Aplikimi i standardit të dyfishtë nga komisioni i FFK-së që të ndëshkohet klubi FC Liria, e jo edhe KF Vllaznimi
Pas ngjajres së ndodhur në meqin e zhvilluar ndërmjet FC Liria dhe KF Vllaznimit, ku ka pasur eksalim të situatës dhe të dhunës nga tifozët ku si pasojë disa nga ta janë edhe arrestuar, e qe mëpas kjo qështje eshte ngritur si qështje hetimore edhe në Federatën e Futbollit të Kosovës në komisionin hetuese, ne fund komisioni ka vendosur që ta dënojë klubin FC Liria me gjobë në shumën prej 2000 euro, dhe ka ndeshkuar klubin me dy ndeshje pa prani te tifozeve
Une si avokat konsideroj se vendim i komisionit të etikës i marur si kjo , kjo ska si të quhet ndryshe, përveq që është vendim shumë i padrejte vendim diskriminues i aplikimit të standardeve të dyfishta, ku njera palë dënohet, ndërsa pala tjeter amneston, përkundër atyre fakteve se poashtu KF Vllaznimi, është po ai faktor që ka nxitur eskalimin dhe provokimin e dhunës në stadiumin e saj, ku FC Liria, ka luajtur si mysafire
Konsideroj se komisioni i etikës, para se të mer një vendim përfundimtar për ta gjykuar drejtë, dhe në menyre objektive ngarja e dhunës së eskaluar, ketu është dashur që të behet një hetim më i përgjitshëm dhe më i detajuar i ngarjes, qe paralelisht ketu është dashur që të ndeshkohet edhe KF Vllaznimi, si njëra nga palët që ka nxitur dhe provokuar situatën, kur FC Liria kishte luajtur mysafir tek Vllaznimi, dhe tifozet e FC Lirisë ishit sulmuar nga tifozët e KF Vllaznimit Se vendim i komisionit të etikës është absolutisht vendim shumë diskriminues, është edhe fakti se ky vendim e gjykon dhe nuk e dënon gjuhën raciste, dhe të urejtjes kur KF Vllaznimi ne faqen e saj zyrtare, kishte ofenduar dhe linquar me fjalen KRIMINEL, gjithe klubin FC Liria, si tifozët, menaxhementin e saj, dhe klubin në përgjithësi, e tani kjo të anashkalohet nga ana e komisionit hetimor, qe të mos denohet KF Vllaznimi për gjuhen e perdorur të nxitjes se urrjetjen ndermjet tifozëve, është aplikim i standardit te dyfishtë, kur njëra palë dënohet, ndërsa pala tjeter amnestohet
Kjo është drejtesi selektive !!
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...