Drejt vdekjes me 170 km/h, dinamika e aksidentit tragjik ku vdiqën 4 të rinjtë në Fushë-Prezë - Gazeta Express
string(92) "drejt-vdekjes-me-170-km-h-dinamika-e-aksidentit-tragjik-ku-vdiqen-4-te-rinjte-ne-fushe-preze"

Shqiperi

Gazeta Express

21/03/2025 18:22

Drejt vdekjes me 170 km/h, dinamika e aksidentit tragjik ku vdiqën 4 të rinjtë në Fushë-Prezë

Shqiperi

Gazeta Express

21/03/2025 18:22

Një aksident tragjik ka ndodhur një ditë më parë në Fushë-Prezë, ku katër të rinj humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një betoniere.

Nga hetimet e para të grupit hetimor, rezulton se makina “Mercedes Benz”, e drejtuar nga 25-vjeçari Enejdi Laçi, po udhëtonte me shpejtësi të lartë kur kaloi dy kamionë që po lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë.

Pasi e kaloi mjetin e tonazhit të rëndë, Benzi u kthye në korsinë e tij të lëvizjes, por përplasja me betonieren ishte e pashmangshme, për shkak të distancës së shkurtër dhe mungesës së fushëpamjes.

Në momentin e përplasjes, makina e të rinjve ka qenë me shpejtësi rreth 170 km/h. Pavarësisht shpejtësisë të lartë, makinat e të rinjve nuk lanë gjurmë frenimi, që tregon se shoferi nuk ka pasur mundësi të reagojë për të shmangur përplasjen. Makina ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar vdekjen e katër të rinjve që ishin në të: Enejdi dhe Erild Laçi, 25 dhe 20 vjeç, kushëriri i tyre Andi Laçi, 22 vjeç, dhe shoku Enrikejd Kurti, 24 vjeç.

Në dëshminë e tij, shoferi i betonierës, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, ka thënë se kishte ndaluar mjetin për shkak se i mbaroi nafta. Ai ka provuar ta ndezë, por nuk ka pasur mundësi, dhe është drejtuar për të mbushur karburant. Sipas tij, harroi të ndezë sinjalet e bllokazhit të makinës, çka ka kontribuar në mungesën e shikueshmërisë për Enejdi Laçin dhe ka çuar në përplasjen fatale.

Pas aksidentit, Krrashi u largua nga vendi i ngjarjes me ndihmën e kushëririt të tij, Valentin Krrashi. Ai u arrestua më vonë nga policia dhe aktualisht po përballet me akuza për shkaktimin e aksidentit dhe drejtimin e mjetit pa patentë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement