Ashtu si qytetet turistike bregdetare në vend, edhe qyteti liqenor i Pogradecit duket se po e zgjat sezonin turistik edhe gjatë muajve shtator dhe tetor.
Këtë fakt e konfirmojnë edhe administratorët e subjekteve akomoduese dhe atyre të shërbimit në këtë qytet.
Çmimet, mikpritja dhe natyrisht organizimet tradicionale, siç është nata tradicionale shqiptare, i bëjnë turistët e huaj të ndihen mirë në Pogradec.
“Është hera ime e parë në Shqipëri. Gjëja që më pëlqen më tepër është vëmendja, na trajtojnë mirë, mikpritje e jashtëzakonshme”, thotë një turist.
“Nata tradicionale shqiptare është shumë e bukur. Kostumet tuaja, këngët… Sidomos ushqimi këtu është i mrekullueshëm”, shprehet një tjetër.
Sakaq, të dhënat e bashkisë së qytetit konfirmojnë një numër më të lartë turistësh deri tani në Pogradec, krahasuar me një vit më parë.
Një tjetër fluks turistësh pritet të sjellin edhe festat e nëntorit dhe natyrisht fundviti, duke dhënë shenja të mira për turizëm gjithëvjetor në Pogradec.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...