string(58) "drejt-sherimit-burri-i-prekur-nga-koronavirusi-ne-shqiperi"

Gazeta Express

17/03/2020 20:34

Drejt shërimit burri i prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Gazeta Express

17/03/2020 20:34

Pas 55 të prekurve me koronavirus dhe të moshuarës që ndërroi jetë disa ditë më parë, duket se në Shqipëri do të regjistrohet së shpejti dhe i shëruari i parë nga sëmundja e rrezikshme.

Lajmin e ka konfirmuar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se në testin e parë një i prekur nga koronavirusi ka rezultuar negativ në testin e parë për Covid.

Në testin e parë i prekuri ka dalë negativ, teksa tashmë pritet dhe testimi i rradhës për të dalë zyrtarisht në përfundimin se ai është shëruar.

POSTIMI I MINISTRES SË SHËNDETËSISË:

“Pacienti i parë nis rrugën e shërimit nga #COVID-19
Rezulton negativ në testin e parë pas trajtimit, kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri.