Agjencia Shtetërore e Kadastrës po finalizon procesin e regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra të vendit, duke u hapur rrugë banorëve për t’u pajisur me dokumentacion të plotë ligjor.
Regjistrimet janë kryer në fshatra të Përmetit, Mallakastrës, Elbasanit, Peqinit, Shijakut, Gjirokastrës dhe Delvinës. Procesi është realizuar me mbështetjen e Qendrës së Kadastrës Digjitale, përmes mbledhjes së dokumenteve, evidentimit në terren dhe përpunimit ligjor e hartografik.
Pas përfundimit të të dhënave kadastrale, banorët do të mund të aplikojnë për regjistrim dhe certifikim të pronësisë përmes portalit e-Albania, me një procedurë të thjeshtuar dhe transparente.