string(74) "drejt-greqise-dhe-kosoves-mbi-29000-qytetare-dolen-nga-maqedonia-per-1-maj"

Maqedoni

Gazeta Express

02/05/2025 15:20

Drejt Greqisë dhe Kosovës! Mbi 29,000 qytetarë dolën nga Maqedonia për 1 maj

Maqedoni

Gazeta Express

02/05/2025 15:20

Më 1 Maj, ditë jo pune për shumicën e qytetarëve, gjithsej 29.452 persona janë larguar nga Maqedonia, tregojnë të dhënat nga sistemi për kontrollin e udhëtarëve dhe automjeteve.

Turmë më e madhe është regjistruar në pikën kufitare “Bogorodicë”, ku janë shënuar 19.392 dalje, ndërsa në pikën kufitare “Bllacë”, drejt Kosovës, nga vendi kanë dalë 10.060 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i kalimeve në këto dy kufij – hyrje dhe dalje – ka arritur mbi 51.000, gjë që tregon për qarkullim të shtuar në të dy drejtimet. Qytetarët dukshëm e kanë shfrytëzuar fundjavën e zgjatur për të udhëtuar jashtë vendit, më së shumti drejt Greqisë dhe Kosovës, gjë që përsëri ka sjellë ngarkesë në pikat kufitare.