Dramë në xhiron e fundit në basketboll, Prishtina në play-off, Vëllaznimi bie nga Superliga - Gazeta Express
string(89) "drame-ne-xhiron-e-fundit-ne-basketboll-prishtina-ne-play-off-vellaznimi-bie-nga-superliga"

Basketboll

Gazeta Express

08/04/2026 23:48

Dramë në xhiron e fundit në basketboll, Prishtina në play-off, Vëllaznimi bie nga Superliga

Basketboll

Gazeta Express

08/04/2026 23:48

Xhiroja e fundit e Superliga e Kosovës në basketboll solli emocione të mëdha dhe përmbysje në renditje, duke përcaktuar fatin e skuadrave për plejof dhe mbijetesë.

Ndonëse pësoi humbje të thellë 113:80 nga Trepça në Mitrovicë, Sigal Prishtina arriti të sigurojë një vend në plejof. Fati i prishtinasve varej nga rezultatet e ndeshjeve të tjera, dhe ato rezultuan të favorshme.

Pas fitoreve të Vëllaznimi dhe Rahoveci 029, tri skuadrat përfunduan me nga 38 pikë. Megjithatë, falë renditjes, Prishtina u pozicionua e gjashta dhe siguroi pjesëmarrjen në plejof. Rahoveci 029 përfundoi i shtati, duke siguruar mbijetesën në elitë, ndërsa Vëllaznimi mbeti i teti dhe bie nga Superliga.

Ndërkohë, Trepça, që e kishte siguruar më herët vendin e parë, regjistroi edhe një fitore rutinore për ta mbyllur sezonin e rregullt në mënyrën më të mirë.

Në Gjakovë, Vëllaznimi triumfoi 88:82 ndaj Pejës në palestrën “Shani Nushi”. Megjithatë, kjo fitore doli e pamjaftueshme. Fati i gjakovarëve u vulos pas ndeshjes dramatike në Suharekë, ku Rahoveci 029 mposhti Golden Eagle Ylli.

Ndeshja mes Yllit dhe Rahovecit 029 ishte spektakolare dhe u vendos vetëm pas vazhdimeve. Koha e rregullt përfundoi 75:75, ndërsa në pesë minutat shtesë mysafirët u treguan më të saktë, duke shënuar 14 pikë kundrejt tetë të vendasve për rezultatin final 89:83.

Me këtë fitore, Rahoveci 029 siguroi mbijetesën në Superligë, ndërsa Vëllaznimi, pavarësisht fitores ndaj Pejës, përfundoi i fundit dhe bie në kategorinë e dytë.

Në anën tjetër, Peja do ta nisë plejofin nga pozita e pestë dhe në çerekfinale do të përballet me Golden Eagle Yllin, që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e katërt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement