Dramë në skuadrën e PSG-së para takimit me Barcelonën - Gazeta Express
string(53) "drame-ne-skuadren-e-psg-se-para-takimit-me-barcelonen"

Futboll

Gazeta Express

01/03/2021 9:23

Dramë në skuadrën e PSG-së para takimit me Barcelonën

Futboll

Gazeta Express

01/03/2021 9:23

Paris Saint-Germain e mban një përparësi prej 4:1 ndaj Barcelonës nga ndeshja e parë mes tyre në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, por jo gjithçka është e përsosur në skuadrën franceze.

Raportohet për pakënaqësi në mesin e lojtarëve të PSG-së që prej ardhjes së trajnerit të ri Mauricio Pochettino, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pochettino e ka përdorur Layvin Kurzawa shumë më shumë sesa Mitchel Bakker në krahun e majtë të mbrojtës, edhe pse ky i fundit e kishte fituar vendin e titullarit në atë pozitë nën urdhrat e Thomas Tuchel.

Mbrojtësi holandez nuk luajti asnjë minutë në fitoren e PSG-së 4:0 kundër Dijonit, edhe pse Kurzawa u pushua. Në vend të tij luajti Abdou Diallo.

Mediat franceze raportojnë se kjo e ka zemëruar tej mase Bakkerin, i cili nuk dëshiron të përfundojë nga një lojtar titullar në një zgjedhje të tretë.  

Ai pasojë, ai kishte refuzuar urdhrat për të bërë ushtrime pas ndeshjes.

Ai u largua i zemëruar duke i injoruar urdhrat e trajnerit të fitnesit duke shkuar në zhveshtore pa i kryer stërvitjet fizike.

Pa humbur kohë, megjithatë, thuhet se ai u rikthye dhe i kërkoi falje stafit të Pochettinos. /Gazeta Express/