Dramë në "Old Trafford", Man Utd fiton në minutat shtesë ndaj Rangers - Gazeta Express
string(66) "drame-ne-old-trafford-man-utd-fiton-ne-minutat-shtese-ndaj-rangers"

Futboll

Gazeta Express

23/01/2025 22:59

Dramë në “Old Trafford”, Man Utd fiton në minutat shtesë ndaj Rangers

Futboll

Gazeta Express

23/01/2025 22:59

Manchester United ka shënuar një fitore dramatike ndaj Rangers në Ligën e Evropës.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”, shkruan Gazeta Express.

Një autogol i Butland i dha epërsinë ekipit të drejtuar nga Amorim në minutën e 52-të.

Çdo gjë dukej qetë deri në fund, ku sfida u bë jashtëzakonisht dramatike.

Rangers arriti të barazonte rezultatin në minutën e 88-të nëpërmjet Dessers.

Por, Bruno Fernandes shënoi në minutën e dytë shtesë për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Me këtë triumf, Manchester United shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e katërt.

Në anën tjetër, Rangers, ekip në të cilin luan Nedim Bajrami mbetet i 13-ti me 11 pikë gjithsej.

Advertisement
Advertisement
Advertisement