Dramë e vërtetë në Champions League: Atalanta bën “remontadën” dhe kualifikohet ndaj Borussia Dortmund - Gazeta Express
string(99) "drame-e-vertete-ne-champions-league-atalanta-ben-remontaden-dhe-kualifikohet-ndaj-borussia-dortmund"

Sport

Gazeta Express

25/02/2026 20:50

Dramë e vërtetë në Champions League: Atalanta bën “remontadën” dhe kualifikohet ndaj Borussia Dortmund

Sport

Gazeta Express

25/02/2026 20:50

Skuadra e Atalantas arriti një fitore të jashtëzakonshme 4-1 ndaj Borussia Dortmund në play-off-in e Champions League, duke siguruar kualifikimin për fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Ndeshja ishte një dramë e vërtetë, me golat e Scamacca (7’), Zappacosta (45’) dhe Pasalic (57’) që vendosën avantazhin 3-0, ndërsa Karim Adeyemi shënoi për gjermanët.

Në sekondat e fundit, Samardzic realizoi nga penalltia, duke vulosur kalimin e Atalantas dhe duke bërë një “remontadë” spektakolare që i dha tifozëve italianë emocione të papërsëritshme. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement