Rasti i raportuar në Pejë ka marrë një kthesë tjetër, pasi të dy bashkëshortët kanë ngritur akuza ndaj njëri-tjetrit për dhunë.
Sipas detajeve të bëra publike në emisionin Kosova Live, nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë Shkodran Nikqi ka bërë të ditur se pasi burri e ka denoncuar bashkëshorten për dhunë ndaj fëmijës 3-vjeçar, ajo më pas ka reaguar duke e raportuar edhe atë në polici.
Sipas pretendimeve të saj, bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Të dy palët kanë dorëzuar video-incizime si dëshmi për pretendimet e tyre, çka e bën rastin edhe më kompleks për hetuesit.
Video nga intervista: