Drake e Rihanna fillojnë "flirtin" përsëri, kësaj radhe në Instagram. - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

26/03/2020 17:16

Drake e Rihanna fillojnë “flirtin” përsëri, kësaj radhe në Instagram.

Rozë

Gazeta Express

26/03/2020 17:16

Këngëtarja me famë botërore Rihanna e reperi i njohur amerikan Drake kanë filluar të flirtojnë përsëri pas një kohe të gjatë nga lidhja e tyre.

Dyshja kishte një lidhje e cila nuk u bë publike asnjëherë nga vet ata, por që me anë të paraqitjeve dhe komenteve për njëri tjetrin lanë të kuptohet se ka dicka më shumë mes tyre.

Rihanna e cila së fundmi u nda nga i dashuri i saj miliarder duket se po e shijon jetën e saj të re si një beqare.

Ajo së bashku me ish të dashurin e saj me të cilin kanë së bashku edhe një këngë filluan të flirtonin në “Live Session” të instagramit, shkruan Gazeta Express.

Hera e fundit kur dyshja u pa bashkë ishte tetori i vitit të kaluar në partin e ditëlindjes së Drake.

Rihanna së fundmi është duke punuar në albumin e saj më të ri, i cili vjen pas shumë kohësh kjo për shkak se artistja ishte duke punuar rreth linjës së saj të veshjeve Fenty.

Duket se pos këngëve të reja të cilat do ti dëgjojmë nga Rihanna, shumë shpejt do ta shohim edhe në një lidhje të re./Gazeta Express/