Dragash: Vdes një 67-vjeçare, dyshohet se shkak ishte dhuna në familje - Gazeta Express
string(68) "dragash-vdes-nje-67-vjecare-dyshohet-se-shkak-ishte-dhuna-ne-familje"

Lajme

Gazeta Express

26/12/2022 22:53

Dragash: Vdes një 67-vjeçare, dyshohet se shkak ishte dhuna në familje

Lajme

Gazeta Express

26/12/2022 22:53

Një grua 67-vjeçare  ka vdekur në fshati Kuk të Dragashit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se dyshohet se ka pasur dhunë në familje.

Sipas Policisë, ajo ka vdekur në ora 05:00 të mëngjesit, të hënën.

“Ka vdekur në shtëpinë e saj në moshën 67-vjeçare, dyshohet që ka shenja dhune në trup”, ka thënë ai.

Bytyqi tregoi se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzamenim mjeko-ligjor /Express