Drag Race II, spektakli i garantuar - Gazeta Express
string(34) "drag-race-ii-spektakli-i-garantuar"

Sporte tjera

Gazeta Express

06/06/2024 15:29

Drag Race II, spektakli i garantuar

Sporte tjera

Gazeta Express

06/06/2024 15:29

Fundjava pritet të jetë “e zjarrtë” në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Gara e dytë në disiplinën me pjesëmarrje më masive, drag race, ka ngjallur interesim të madh dhe me shumë gjasë do të jetë spektakël i vërtetë.

Lexo Edhe:

Vetura shumë atraktive, garues tashmë të dëshmuar, atmosfera e mirë e rivaliteti i madh premtojnë dy ditë interesante për dashamirët e shpejtësisë.

“E zjarrtë” pritet të jetë edhe e shtuna, pasi nga ora 12:00 do të nisë vazhdimi i garës së parë, e cila nuk u përfundua për shkak se nuk premtoi koha. Madje, në garë kanë mbetur veturat e klasave më të shpejta të Divizionit AWD.

Paraqitja në garë bëhet në pistë, të shtunën, në intervalin kohor 09:00-10:30. Nga ora 09:00-11:30 bëhet edhe verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik i veturave.

Pas vozitjeve të lira e përcaktimit të klasave, të shtunën mbahet gara për klasat 16, 15, 14 e 13.

Të dielën, në orën 10:45 është brifingu me garues, ndërsa gara fillon në orën 11:00, ku do të garojnë klasat 12, 11, 10, 9…