Drafti i PS, Hajdari: Nuk garantohen listat e hapura, kandidatët i zgjedh sërish kryetari - Gazeta Express
string(86) "drafti-i-ps-hajdari-nuk-garantohen-listat-e-hapura-kandidatet-i-zgjedh-serish-kryetari"

Drafti i PS, Hajdari: Nuk garantohen listat e hapura, kandidatët i zgjedh sërish kryetari

Gazeta Express

18/09/2020 13:32

Propozimi i PS-së për listat dhe koalicionet është një hap prapa sipas deputetes Rudina Hajdari.

Pas bojkotit të mbledhjes së këshillit politik nga ana e opozitës jashtëparlamentare, Hajdari deklaroi se PS në draftin e saj nuk kërkon lista 100% të hapura.

Lexo Edhe:

“Propozimi i PS është një propozim i papranueshëm, dhe të kuptoni që kërkon të mos hapë listat dhe ata thanë se kanë merak përzgjedhjen e grave në parlament. Po ta shikoni renditja e kandidatëve të rri e njëjtë dhe vetëm një kandidat preferencial të vijë nga jashtë që do të thotë se listat janë  praktyikisht të mbyllura. PS po bën një hap pas, nuk është kjo lista e hapur dhe ajo që këkrojnë qytetartë. Kryetarët e partisë kanë ende fuqinë të vendosin në listë kë të duan, është një trup për të mbajtur listat e mbyllura, PS të reflektojë mbi këtë propozim. Nuk ndryshon asgjë. Ajo që është e rëndësishme është mbajtja e listave të hapura”, tha Hajdari.