Kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes, Dr. Perparim Ramusa, ka zhvilluar sot një vizitë në familjen Haziri në fshatin Zborc. Gjatë takimit, Ramusa u njoh nga afër me përkushtimin dhe punën e zonjës Xheva Haziri, e cila ka ngritur një ndërmarrje që merret me prodhimin e perimeve të konservuara me cilësi të lartë, duke u bërë një shembull i suksesshëm i sipërmarrjes lokale.
Gjatë vizitës, Dr. Ramusa dëgjoi përvojat dhe sfidat e familjes Haziri, si dhe idetë e tyre për zhvillimin e bujqësisë në komunën e Shtimes. Kandidati i PDK-së theksoi se shembulli i zonjës Haziri tregon se me përkushtim dhe vizion, mund të arrihen rezultate të qëndrueshme, dhe se ai do të jetë gjithmonë krah tyre dhe të gjithë atyre që punojnë për zhvillimin e vendit.