string(84) "dr-basri-sejdiu-kjo-eshte-historia-e-fillimit-te-kardiokirurgjise-invazive-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 7:26

Dr. Basri Sejdiu: Kjo është historia e fillimit të kardiokirurgjisë invazive në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 7:26

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, kardiologu i njohur Dr. Basri Sejdiu ka ndarë me ndjekësit një rrëfim për hapat e parë të Kardiologjisë Invazive në Kosovë.

Sipas Dr. Sejdiut, gjithçka nisi në vitin 2002, kur për herë të parë një ekip nga Kosova mori pjesë në trajnim profesional për kardiologji invazive në Qendrën Internacionale për SKV Tuzëll. Ekipi përbëhej nga Dr. Basri Sejdiu, Dr. Tefik Bekteshi dhe infermieri Ibrahim Azimoviq.

“Falënderues për jetë mentorëve tanë Muharrem Meriq, Ibrahim Terziq, Emir Kabil dhe drejtorit internacional Jacob Bergsland,” shkruan Dr. Sejdiu.

Rezultati i kësaj përgatitjeje ishte realizimi i koronarografisë së parë në Kosovë më 31 tetor 2003 – një moment historik për sistemin shëndetësor të vendit. Ky zhvillim shënoi fillimin e trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare me metoda bashkëkohore.

Në vitin 2004, i njëjti ekip vazhdoi edukimin në Tuzëll, këtë herë me financim nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Më pas, më 5 mars 2005, ky ekip realizoi edhe stentimin e parë në Kosovë, një procedurë e avancuar që hapi një etapë të re në trajtimin e arterieve koronare.

Pas përgatitjeve dhe krijimit të kushteve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ekipi vazhdoi misionin e tij: më 14 janar 2009 u realizua koronarografia e parë në QKUK, ndërsa më 30 prill 2010, stentimi i parë në këtë institucion.

“Shkurtimisht, ky është historiku i fillesave të Kardiologjisë Invazive në Kosovë, në të njëjtën kohë një rikujtim për të ringjallur të shkuarën që të na shpjegoj si të ndërtohet e ardhmja”, përfundon Dr. Basri Sejdiu.