Dovizioso lë Ducatin pas 8 sezonesh: Nuk janë kushtet për të vijuar së bashku - Gazeta Express
string(76) "dovizioso-le-ducatin-pas-8-sezonesh-nuk-jane-kushtet-per-te-vijuar-se-bashku"

Gazeta Express

15/08/2020 13:31

Dovizioso lë Ducatin pas 8 sezonesh: Nuk janë kushtet për të vijuar së bashku

Gazeta Express

15/08/2020 13:31

Andrea Dovizioso nuk do të jetë më pilot i Ducatit, duke nisur nag sezoni i ardhshëm, ndërsa lajmin e “divorcit” e ka dhënë menaxheri i italianit, Simone Battistella paraditen e sotme.

“I kemi komunikuar Ducatit se Andrea nuk ka më dëshirë që të vijojë të qëndrojë edhe për sezonet e ardhshme. Tani Dovi është i përqendruar te garat, por që nuk janë kushtet për të vijuar së bashku edhe në të ardhmen”, u shpreh Battistella.

Lexo Edhe:

Andrea Dovizioso është pjesë e skuadrës së Ducatit që prej 8 sezonesh dhe “divorci” ishte i papritur, pasi nuk ka pasur asnjëherë probleme mes palëve, ndërsa ende nuk dihet ku do të jetë e ardhmja e pilotit italian.