Dy nga tre të akuzuarit në rastin e sulmit terrorist në Ibër-Lepenc, Jovan Viçentijeviq dhe Dragisha Viçentijeviq janë përfshirë edhe në një rast të veçantë vrasjeje në Gjykatën Themelore në Pejë, ndaj të cilëve procedura hetimore është ende duke u zhvilluar.
Mbrojtësi i të akuzuarve serbë ka kërkuar që rasti i Ibër-Lepencit dhe rasti i vrasjes në Pejë të bashkohen në një procedurë të vetme gjyqësore. Mirëpo, Prokurori i rastit ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke theksuar se bashkimi i dy procedurave do të pengonte hetimet dhe procesin gjyqësor, prandaj ka kërkuar që rastet të trajtohen veçmas.
Seanca për diten e sotme ka përfunduar.