Dosja “Toyota Yaris”, Apeli ndryshon masat e sigurisë - Gazeta Express
string(50) "dosja-toyota-yaris-apeli-ndryshon-masat-e-sigurise"

Gazeta Express

03/12/2019 17:14

Dosja “Toyota Yaris”, Apeli ndryshon masat e sigurisë

Gazeta Express

03/12/2019 17:14

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda mësohet se e ka ndryshuar masën e sigurisë për personat e pandehur lidhur me çështjen “Toyota Yaris”.

Masa e caktuar për Agim Çekaj, Edi dhe Klevi Lika si dhe Alban Mollaymeri nuk do të jetë më ‘arrest shtëpie’ por ‘arrest me burg’.

Bëhet e ditur se ky vendim është marrë me datë 27 Nëntor, vetëm 24 orë pas tërmetit. Më herët Gjyakata e Krimeve të Rënda i liroi të pandehurit për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit, ndërsa Apeli i kësaj gjykate që ka kërkuar ndryshimin e masës duke caktuar ‘arrest me burg’.

Sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, hetimet për dosjen “Toyota Yaris”, ku u gjetën dhe 3.4 milionë euro në portin e Durrësit ishin jo të plota, për këtë arsye  ajo e ktheu sërish këtë dosje në Prokurori.