Dosja “Gërdeci”, Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për seancën e radhës - Gazeta Express
string(66) "dosja-gerdeci-fatmir-mediu-paraqitet-ne-gjkko-per-seancen-e-radhes"

Shqiperi

Gazeta Express

11/04/2025 12:07

Dosja “Gërdeci”, Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për seancën e radhës

Shqiperi

Gazeta Express

11/04/2025 12:07

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur paraditen e së premtes në GJKKO ku do të mbahet seanca e radhës për dosjen Gërdeci.

Mediu është marrë i pandehur për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak.

Seanca në ngarkim të ish-ministrit është shtyrë disa herë për shkak të mungesës së këtij të fundit, i cili ka pretenduar se ndodhet jashtë vendit për angazhimet e veta personale dhe politike.

Mediu po përballet me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, lidhur me ngjarjen e rëndë të Gërdecit.

Në seancë ishte e pranishme edhe Zamira Durda e cila tha që ka 17 vjet që pret drejtësi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement