Dosja ‘5D’/ Dënohen 5 ish-zyrtarë të bashkisë Tiranë për shkelje në tendera - Gazeta Express
string(72) "dosja-5d-denohen-5-ish-zyrtare-te-bashkise-tirane-per-shkelje-ne-tendera"

Shqiperi

Gazeta Express

17/06/2025 13:37

Dosja ‘5D’/ Dënohen 5 ish-zyrtarë të bashkisë Tiranë për shkelje në tendera

Shqiperi

Gazeta Express

17/06/2025 13:37

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për Eglantina Zeren, e cila u gjykua në kuadër të dosjes ‘5D’ për shkelje të barazisë në tendera. Zera, anëtare e komisionit të vlerësimit të ofertave, u dënuar me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 8 muaj heqje lirie.

Në këtë proces u dënuan edhe katër ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, përfshirë Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, si dhe Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulati. Ata u dënuan me nga 9 muaj burg, me ulje dënimi në 6 muaj heqje lirie.

Të pandehurit u gjykuan për shkelje të barazisë në procedurat e tenderimit, ndërsa vendimi është përfundimtar.