Dortmundi ka arritur të shënoj fitore me rezultat 4-2 ndaj Heidenheim, në kuadër të xhiros së tretë në Bundesligë.
Verdhezinjtë e nisin ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke realizuar me anë të Malenit në minutën e 11-të, shkruan Gazeta Express.
Gjashtë minuta më vonë Adeyemi dyfishoi epërsinë.
Ndërkohë në minutën e 39-të, mysafirët ngushtuan rezultatin me golin e Marvin Pieringer.
Por nuk vonoi shumë dhe Adeyemi shënoi sërish për 3-1.
Në pjesën e dytë, Heidenheim ngushtoi shifrat sërish me golin e Breunig.
Dortmundin golin e katërt e shënoi në minutën e tretë shtesë me anë Emre Can.
Pas kësaj fitore Dortmundi ka shtatë pikë dhe është përkohësisht në pozitën e parë në tabelë./Gazeta Express