Dortmundi kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Lazio e lë në fund - Gazeta Express
string(63) "dortmundi-kualifikohet-ne-ligen-e-kampioneve-lazio-e-le-ne-fund"

Dortmundi kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Lazio e lë në fund

Futboll

Gazeta Express

02/12/2020 23:08

Borussia Dortmund-Lazio kanë ndarë pikët sonte në Signal Iguna Park. Guerreiro ka shënuar për Dortmundin kurse nga penalltia barazoi Immobile. Dortmund është kualifikuar për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve pasi që ka 10 pikë dhe ka rezultat më të mirë në ndeshje direkt kundër Club Brugge që fitoi Zenitit sonte

Borussia Dortmund ka barazuar në Signal Iguna Park kundër Lazios, por ky barazim i ka mjaftuar skuadrës së Favre që ta siguroj kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, edhe pse ende nuk dihet se a do të kalojë tutje nga vendi i parë apo i dytë në grup.

Lexo Edhe:

Golin e parë Dortmund e shënoi në minutën e 44-të të ndeshjes dhe ishte një gol i shënuar nga një aksion i mirëndërtuar i Dortmund e ku golin e realizoi Guerrirro me asistimin e Hazard. 

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Lazio e kërkoi barazimin dhe e arriti atë me anë të një penalltie që më parë u shkaktua në Sergej Milinkovic-Savic.

Penalltinë e shndërroi në gol, Ciro Immobile në minutën e 66-të.

Ky rezultat i konvenon të dyja skuadrave pasi që tani Lazio ka një pikë më shumë se Club Brugge në vendin e tretë që sonte mposhti me rezultat 3-0 Zenitin.

Në ndeshjen e fundit të Grupit F që do të zhvillohet të martën e ardhshme, Lazio e pret në Olimpico Club Brugge kurse Dortmund shkon në Rusi ku do të përballet me Zenitin. /GazetaExpress/