Dortmundi i do 120 milionë euro për Sanchon - Gazeta Express
string(43) "dortmundi-i-do-120-milione-euro-per-sanchon"

Dortmundi i do 120 milionë euro për Sanchon

Gazeta Express

07/07/2020 17:40

Klubi gjerman i ka dhënë afat Manchester Unitedit deri më 10 gusht për ta blerë yllin anglez

Borussia Dortmundi e ka vendosur çmimin përfundimtar për Jadon Sanchon, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubi gjerman i kërkon hiç më pak se 120 milionë euro për yllin anglez.

Dhe, klubi Verdh e Zi i ka dhënë afat Manchester Unitedit për përfaqësuesin anglez.

“Djajtë e Kuq” do të kenë afat deri më 10 gusht për ta blerë ish-futbollistin e Manchester Cityt për këtë shumë.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi gjerman “Bild”.

Sancho i ka edhe dy vjet kontratë me Dortmundin, por flitet se mund të rikthehet në Premierligë këtë verë.

Atë e duan edhe klubet tjera angleze si Liverpool, Chelsea e Tottenham. /Gazeta Express/