Dortmundi fiton ndaj Ulsan HD, kualifikohet tutje në Kupën e Botës për Klube - Gazeta Express
string(75) "dortmundi-fiton-ndaj-ulsan-hd-kualifikohet-tutje-ne-kupen-e-botes-per-klube"

Futboll

Gazeta Express

25/06/2025 22:54

Dortmundi fiton ndaj Ulsan HD, kualifikohet tutje në Kupën e Botës për Klube

Futboll

Gazeta Express

25/06/2025 22:54

Borussia Dortmund është skuadra e radhës që siguron kualifikimin në 1/8 e finales në Kupën e Botës për Klube.

Kjo erdhi pasi verdhezinjtë siguruan fitore minimale 1:0 ndaj Ulsan HD, shkruan Gazeta Express.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 36-të ku shënoi Svensson pas asistit nga Jobe Bellingham.

Me këtë fitore, Dortmundi shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e parë në grupin F.

Në anën tjetër, Ulsan HD mbetet i fundit në grup me tri humbje nga tri ndeshjet. /Gazeta Express/