Borussia Dortmundi ka triumfuar në shtëpinë e tij ndaj Atalantës, në kuadër të “play-offit” të Ligës së Kampionëve.
Verdhezinjtë triumfuan 2-0, me dy golat e shënuar në pjesën e parë.
Së pari ishte Serhou Guirassy që shënoi në minutën e tretë, për të hapur serinë e golave.
Më pas, në minutën e 42-të, ishte Maximilian Beier që shënoi për 2-0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa e dyta nuk prodhoi më gola.
Ndeshja nisi me 15 minuta vonesë, pasi skuadra e Dortmundi mbeti në trafik gjatë shkuarjes në stadiumin “Signal Iduna Park”.
Dortmundi shkon në Bergamo me dy gola epërsi, më ndeshjen e kthimit që luhet me 25 shkurt, ditë e mërkurë./GazetaExpress/