Dortmundi eliminon Atletico Madridin dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës Kampionëve - Gazeta Express
string(82) "dortmundi-eliminon-atletico-madridin-dhe-kalon-ne-gjysmefinale-te-liges-kampioneve"

Dortmundi eliminon Atletico Madridin dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës Kampionëve

Sport

Gazeta Express

16/04/2024 22:54

Borussia Dortmundi është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic eliminoi sonte nga kjo garë Atletico Madridin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e dytë çerekfinale e luajtur në “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultatin 4:2, me Borussia Dortmundin që përmbysi gjithçka nga ndeshja e parë, të cilën e kishte humbur 2:1.

Julian Brandt (34’), Ian Maatsen (39’), Niclas Fullkrug (71’) dhe Marcel Sabitzer (74’) realizuan golat e fitores për “Verdhezinjtë”.

Ndërkaq, golat për Atletico Madridin u realizuan nga Matts Hummels (49’ autogol) dhe Angel Correa (64’).

Borussia Dortmundi në gjysmëfinale do të takohet me Paris Saint-Germainin. /Gazeta Express/