Dortmundi e vendos çmimin e klauzolës së Haalandit - Gazeta Express
string(50) "dortmundi-e-vendos-cmimin-e-klauzoles-se-haalandit"

Dortmundi e vendos çmimin e klauzolës së Haalandit

Gazeta Express

29/01/2020 15:50

Borussia Dortmundi e ka vendosur shumën e klauzolës së shkëputjes së kontratës së futbollistit norvegjez

Borussia Dortmundi e ka vendosur shumën e klauzolës së shkëputjes së kontratës së Erling Haalandit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi norvegjez iu bashkua klubit gjerman gjatë këtij muaji dhe e bëri një debutim sensacional, duke i shënuar 5 gola në dy ndeshje, ku kishte hyrë në lojë si zëvendësues.

Tash, tabloidi gjerman “Sport Bild” njofton se Verdhezinjtë kanë vendosur që klauzola e Haalandit të jetë 75 milionë euro.

Sigurisht, kjo klauzolë nuk mund të shfrytëzohet për verën që vjen, por nga viti 2021, pasi Dortmundi nuk do ta shesë lojtarin këtë vit.

Manchester Unitedi ishte i interesuar për ish-futbollistin e Salzburgut në fillim të muajit.

Mirëpo, 19 vjeçari preferoi ta vazhdonte zhvillimin e tij në Dortmund.

Haaland kishte shkëlqyer në Ligën e Kampionëve këtë sezon duke shënuar gola në pesë ndeshje radhazi në fazën e grupeve me klubin austriak. /Gazeta Express/