Dortmund e nis me fitore Bundesligën - Gazeta Express
string(36) "dortmund-e-nis-me-fitore-bundesligen"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2022 20:30

Dortmund e nis me fitore Bundesligën

Futboll

Gazeta Express

06/08/2022 20:30

Dortmund ka arritur fitore të vështirë në ndeshjen e parë në Bundesligë kundër Bayer 04 Leverkusen, të cilët i mposhti me rezultat 1-0. Marco Reus (10) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje

Borussia Dortmund e ka nisur me fitore të ngushtë sezonin e ri në Bundesligë, duke e mposhtur me rezultat 1-0 Bayer Leverkusen.

Lexo Edhe:

Dortmund e filloi më mirë këtë ndeshje dhe në minutën e 10 ata arritën që të shënojnë. Karim Adeyemi u gjend mirë në një pozitë për të shënuar. Portieri e priti topin por ai u kthye të Marco Reus i cili shënoi për rezultat 1-0.

Rasti i dytë i mirë për gol do të vinte në minutën e 20 kur Patrick Schick i Leverkusen mori një pas të mirë dhe pati një përpjekje të mirë për të shënuar golin e barazimit por dështoi ta bëjë këtë.

Një minutë më vonë Reus ishte afër golit të tij të dytë personal por goditja e tij ishte jashtë kornizës së djathtë të portës.

Rastin e fundit i pjesës së parë i takoi Dortmund. Jude Bellingham pati një mundësi të mirë për ta dyfishuar rezultatin por goditja e tij përfundoi jashtë.

Fillimi i pjesës së dytë ishte shumë më i mirë për vendas.

Ishte e pabesueshme së si Thorgen Hazard e humbet një mundësi shënime në minutën e 50-të. Ai ishte ballë për ballë me portierin Lukas Hradecky duke bërë një pritje spektakulare.

Schick përsëri ishte afër barazimit të rezultatit në minutën e 53-të. Në fakt Leverkusen shënon gol këtu por më vonë shihet se kemi të bëjmë me pozitë jashtëloje të sulmuesit polak.

I njëjti do të rrezikojë portën e Dortmund edhe në minutën e 63-të të ndeshjes, duke humbur një rast të artë për mysafirët. Goditja ishte e lehtë dhe shkoi drejt në duart e portierit të Dortmundit.

Leverkusen shënoi edhe një gol në minutën e 81-të, por që edhe ky gol ishte në pozitë jashtëloje.

Dortmund u bë me e gjallë në fund të ndeshjes. Marius Wolf pati një tentim të mirë në minutën e 85 të kësaj ndeshje.

Hradecky, portieri i Leverkusen, pati një prekje me dorë në vij të fundit të mbrojtjes jashtë zonës, gjë që pas shikimit të VAR bën që ai të ndëshkohet me karton të kuq.

Kështu Dortmund arrin t’i fitojë tri pikët e para në Bundesligë këtë sezon. /GazetaExpress/