Dorina Toçi është emëruar drejtoresha e re e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Ajo vjen në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë brenda institucionit, ku më parë ka mbajtur pozicionin e Përgjegjëses së Sektorit të Sëmundjeve Kronike.
Toçi do të pasojë në këtë post Eugena Tominin, e cila javën e kaluar u emërua zëvendësministre e Shëndetësisë nga Këshilli i Ministrave.
Ky ndryshim në drejtimin e ISHP vjen në një kohë kur shëndeti publik vijon të mbetet prioritet për institucionet shëndetësore në vend.