Modelja kosovare Dorina Gegiçi ka treguar me anë të një postimi në Instagram se është bërë pjesë e një projekti të rëndësishëm
Dorina, e cila është e njohur për format e saj tamam si të një modeleje, ka treguar me anë të një fotografie dhe statusi në Instagram se është bërë pjesë e një projekti të rëndësishëm të Dolce&Gabana.
“Nuk kam si të mos jem mirënjohëse që jam pjesë e këtij projekti për Dolce&Gabbana dhe koleksionin e bikineve për vitin 2020”, ka shkruar ajo.
Nuk është hera e parë që Dorina bën modelim për emra të njohur të modës në botë. /GazetaExpress/